×
  • Sport
  • Sport

    Tottenhamit iu përjashtohen dy lojtarë nga loja, Son grushton kundërshtarin

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 14:53

    Tottenham Hotspur ka mbetur me dy futbollistë më pak në ndeshjen ndaj Bournemouth.


    Fillimisht ishte koreani Heung Min-Son i cili u përjashtua në minutën e 43-të të pjesës së parë.

    Ndërsa i sapo inkuadruari në lojë, Juan Foyth u përjashtua pas vetëm 3 minutave lojë, shkruan Reporteri.net

    Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 60-të e ndeshjes me rezultatin që vazhdon ende të jet 0-0.

    Tottenham nëse humbet ia rrezikon seriozisht vetes plasmanin për në garat e Ligës së Kampionëve, pasi një fitore eventuale e Chelseas do t’i dërgonte ata në pozitën e tretë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!