×
  • Sport
  • Sport

    Tragjedi në futboll, 28-vjeçari vdes në fushën e lojës

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 23:20

    Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit. Një lojtar 28-vjeçar i ekipit kombëtar të Burundit ka ndërruar jetë në fushë.


    Emri i tij është Papy Faty, teksa kohët e fundit është rikthyer në kombëtaren e tij pas 3 viteve mungesë. Për tre muaj ai do të merrte pjesë në Kupa e Kombeve të Afrikës në Egjipt dhe për këtë arsye ai vendosi që të injoronte paralajmërimin që i ishte dhënë janarin e kaluar.

    Në fakt, pas një kontrolli mjekësor, ishte evidentuar një problem në zemër dhe i ishte këshilluar që t’i jepte fund karrierës dhe t’i nënshtrohej një operacioni.

    Papy Faty vendosi të mos dëgjonte fjalët e mjekëve, madje as të klubit të tij. Ditën e sotme gjatë një ndeshje me Shefat Malanti (Sëaziland), ai u rrëzua në tokë pas 15 minutash lojë.

    Ai u dërgua në spital, por mjekët nuk bën gjë tjetër veçse verifikuan faktin se ai tashmë kishte vdekur dhe nuk kishte asnjë shpresë.

    Faty kishte shënuar 2 gola në 7 ndeshje dhe madje kishte siguruar ftesën e kombëtares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!