×
  • Sport
  • Sport

    Tragjedi në futboll: Vdes në një aksident trafiku ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 13:18

    Ka vdekur sot ish-lojtari i Arsenalit, Sevillas dhe Realit të Madridit, Jose Antonio Reyes.


    Lajmin e ka konfirmuar klubi i Sevillas, të cilët kanë njoftuar se Jose Antonio Reyes ka vdekur pas një aksidenti tragjik në trafik, transmeton Reporteri.net

    Reyes u përfshie në një aksident me makinë në Utrera, në vendin e tij të lindjes. Ai humbi jetën pas përplasjes mëngjesin e së shtunës.

    Spanjolli ishte vetëm 35-vjeçar, ndërsa gjatë karrierës së tij ka fituar 4 herë Europaligën.

    Ai u bë spanjolli i parë që fitoi Premierligën me Arsenalin madje duke mos pësuar asnjë humbje atë sezon.

    Më pas ai u transferua në Real Madrid, ku arriti t’i ndihmojë mjaft shumë klubit, sidomos në kohën e Fabio Capellos, në sezonin e çmendur kur spanjollët arritën ta fitojnë titullin historik ndaj Barcelonës.

    Reyes barti edhe fanellën e Sevillas, Atletico Madridit, Benficas dhe disa klubeve të tjera të divizionit të dytë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!