×
  • Sport
  • Sport

    Tragjike: Vdes futbollisti i njohur

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 9:00

    Sulmuesi 28-vjeçar Josef Sural, ka mbetur i vdekur në një aksident i cili përfshiu ekipin e superligës turke Alanyaspor.


    Josef Sural, u konfirmua i vdekur pasi u dërgua në spital, pas lëndimeve që mori, ndërsa ish lojtari i Tottenham Hotspur, Steven Caulker, 27-vjeç, ka pësuar lëndime, shkruan Reporteri.net

    Ish-lojtari i Liverpool, Djibril Cisse, ishte poashtu në mesin e 6 yjeve që u dërguan në spital.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar, derisa ekipi turk ishte duke udhëtuar në një minibus privat VIP, pas barazimit 1-1 ndaj Kayserispor, në të cilën ndeshje Caulker shënoi gol.

    Sural i cili nuk arriti t’i mbijtetonte aksidentit, pati fraktura në kokë dhe disa pjesë të tjera të trupit.

    Tragjikisht ai u lajmërua i vdekur pasi doktorët mjekuan lëndimet e tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!