×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Bullgarisë: Kishim fat që nuk pësuam humbje nga Kosova

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 23:33

    Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, është shprehur i kënaqur me pikën e fituar ndaj Kosovës, duke thënë se ekipi i tij ka pasur fat që nuk pësoi humbje nga Kosova.


    Ai ka thënë se skuadra e tij ka kryer detyrat siç ishin marrë vesh para ndeshjes.

    “Kemi pritur që të jetë një ndeshje e vështirë, madje ka dal më e vështirë se qe e kemi pritur. Kosova ka qenë shumë agresive, dhe ne jemi munduar t’i kundërpërgjigjemi në atë mënyrë, normalisht deri në limitin e lejuar. Kosova ka gjasa për vendin e dytë, ashtu si edhe Bullgaria, Mali i Zi dhe Republika Çeke. Nuk mendoj që portieri ka qenë heroi i ndeshjes, por mund të them se i tërë ekipi në këtë ndeshje mjaft të vështirë. Mund të themi se kemi pasur fat. Ka qenë një ndeshje shumë taktike mes dy trajnerëve dhe po e them sërish se kishim fat”, u shpreh Hubchev.

    Bullgaria ka arritur të marrë 2 pikë në dy ndeshjet e para në Grupin A dhe renditet në pozitën e dytë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!