×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Chisoras, që e fitoi meçin kundër shqiptarit: Gashi na irritoi

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 12:11

    Trajneri i Derek Chisoras, Dave Coldwell, ka mbetur i zemëruar nga meçi kundër Senad Gashit, përkundër që doli fitimtar në këtë përballje. Atij nuk i pëlqeu që Gashi i ikte Chisoras dhe si rrjedhojë meçi nuk ishte mjaftueshëm interesant.


    Senad Gashi dhe Dereck Chisora u ndeshen më 20 prill në palestrën “O2 Arena” në Londër dhe boksieri nga Peja, me prejardhje shkodrane, nuk arriti ta dëshmojë veten kundër Chisoras, transmeton Gazeta Express.

    Meçi mes këtyre të dyve nuk ishte tejet interesant, pasi që Gashi preferonte t’i qëndronte larg Chisoras. Madje, shqiptari kishte qenë afër rrëzimit në tokë në dy raste qysh në dy rundet e para.

    Ne rundin e tretë, Gashi e mori një vërejtje nga gjyqtari pasi e goditi me kokë kundërshtarin.

    Në rundin e shtatë, Chisora e goditi Gashin pas përfundimit të rundit dhe mori vërejtje për këtë gjë. Britaniku ishte i irrituar nga shqiptari, i cili nuk e lejonte t’i vinte afër dhe e vononte meçin.

    Gjyqtarët ia dhanë fitoren me vendim unanim (100-90, 100-91, 99-91) Chisoras, i cili kishte qenë më i mirë gjatë dhjetë rundeve.

    “Nuk ishte meçi më i mirë nga perspektiva e tifozëve. Derek e ka reputacionin që zhvillon meçe brilante dhe këtë gjë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së vet. E prisnim të njëjtën gjë edhe kundër Gashit”, ka thënë Coldwell.

    “Ai i kishte fituar 17 meçe me nokaute dhe ai nuk pranonte ta bënte as edhe një sulm kundër Derekut. E dija që nga fillimi se meçi do të ishte irritues, kështu që prioriteti ishte që ta mbajmë Derekun të përqendruar”.

    “Ai e bëri atë që ishte detyruar ta bëjë kundër Gashit dhe tani dëshiron të kthehet me një meç shumë të madh. Ai ka qenë në atë nivel edhe më parë dhe kjo gjë e motivon”.

    Kjo ishte disfata e tretë për Gashin 28-vjeçar nga gjithsej 20 meçe, ndërsa kundërshtari i tij 35-vjeçar e regjistroi fitoren e 30-të nga gjithsej 39 meçe të zhvilluara në karrierë. Kjo ishte fitorja e tij e tetë pa nokaut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!