Dhjetëra mijëra tifozë e shikonin nga tribunat e MetLife stadium. Miliarda të tjerë po e ndiqin në mbarë botën. E megjithatë, Lionel Messi nuk mund të dukej më i vetmuar.

Kur përfundoi finalja e Kupës së Botës, stoli i Spanjës shpërtheu në festë. Lojtarët rezervë vërshuan në fushë për të përqafuar shokët e skuadrës.

Messi mbeti vetëm, i mundur. Një akil argjentinas. Ashtu si gjatë ndeshjes, ai nuk gjeti asnjë hapësirë. Sapo ra bilbili i fundit, kameramanët dhe fotografët iu afruan menjëherë.

Reklamë

Një presion i lartë pranë portës ku Argjentina nuk arriti të shënonte. Kamerat fiksuan shikimin e tij bosh.

I dëshpëruar Messi nisi të ulej. Hoqi këpucët të prodhuara posaçësisht për të, një palë të quajtura “Tangoja e fundit”. Edhe pse zhurma kumbonte në Metlife, për Messin muzika kishte pushuar. Karriera e tij në Kupën e Botës dukej se kishte marrë fund.

Që nga fillimi i fazës me eliminim direkt, kërcënimi i ndarjes ka qendruar pezull mbi çdo hap të Argjentinës. Kështu ndodhi kur Egjipi kryesonte 2-0 dhjetë minuta nga fundi apo kur Zvicra e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë.

Argjentina hynte dhe dilte nga Kupa e Botës, për t’u rikthyer sërish në mënyrë dramatike. Çdo herë si një provë gjenerale e lamtumirës.

Lojtari i parë që iu afrua Messit ishte Ferran Torres dhe ndërsa Rodri ngjitej në podium për të marrë çmimin si lojtari më i mirë i Botërorit, nga tribunat shpërthyen thirrjet: Messi, Messi!.

Reklamë

Kapiteni udhëhoqi skuadrën për të marrë medaljet e vendit të dytë. Më pas ai dukej i humbur, pa ditur ku të shkonte.

Kur Spanja ngriti kupën, Messi dhe Argjentina i kthyen shpinën ceremonisë. Ata u kthyen nga tifozët e tyre. Messi shpërtheu në lot. Ylli i katërt nuk shkëlqeu për Argjentinën.

Një natë para finales, ai postoi në Instagram: Çfarëdo që të ndodhë, ky grup tashmë ka shkruar një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk mund ta fshijë”.

Xhani Infantino mund të vazhdojë të shtojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse, por një gjë është e sigurt: një Kupë Bote pa Lionel Messin do të ndihet gjithmonë bosh…

Reklamë