Spanja ka hedhur një hap të madh drejt finales së Kampionatit Botëror, duke kaluar në epërsi 2:0 ndaj Francës në gjysmëfinale.

Goli i dytë erdhi në minutën e 58-të, pas një aksioni të gjatë të spanjollëve, të cilin e finalizoi me sukses Pedro Porro, duke ndezur festën e tifozëve iberikë.

Vetëm katër minuta më vonë, Lamine Yamal dërgoi topin në rrjetë për herë të tretë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Reklamë

Spanja kishte paralajmëruar golin edhe në minutën e 51-të, kur Yamal doli i vetëm përballë portierit Mike Maignan, por ky i fundit reagoi shkëlqyeshëm dhe shpëtoi Francën.

Në anën tjetër, francezët u kundërpërgjigjën në minutën e 67-të me Kylian Mbappen, i cili provoi nga distanca, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.

Ndërkohë, trajneri i Francës bëri një ndryshim në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Bradley Barcola me Désiré Doué, në përpjekje për t’i dhënë më shumë ritëm sulmit.

Me rezultatin 2:0, Spanja është shumë pranë sigurimit të një vendi në finalen e madhe.