Portieri legjendar Peter Schmeichel, i cili punon si reporter për Fox TV, intervistoi djalin e tij Kasper, i cili mbajti portën e Danimarkës. Edhe pse i ka bërë një pyetje të birit në lidhje me lojën, babai nuk ka mundur të rezistojë të përqafojë trashëgimtarin e tij.

“Kam bërë shumë intervista pas ndeshjes, por nuk e kam bërë kurrë këtë”, tha Peter para se të përqafonte të birin.

Pas një buzëqeshje dhe një përqafimi, Kasper i dhuroi babait të tij fanellën që e përdori për të mbrojtur kundër kombëtares së Anglisë. Në këtë kampionat evropian, Kasper Schmeichel është bërë tashmë portieri “më i vjetër” në historinë e Danimarkës në kampionatet e Kontinentit të Vjetër.

Reklamë

Kombëtarja daneze është kundërshtari i radhës i kombëtares së Serbisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C.

Reklamë