Një person është arrestuar në Podujevë, pasi policia ka sekuestruar marihuanë, kokainë, cigare elektronike me THC dhe një armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 tetor 2026, rreth orës 13:05.
Gjatë kontrollit të një objekti ku është hasur i dyshuari, policia ka gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë dhe 18 cigare elektronike me substancë narkotike THC.
Po ashtu, janë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore.
I dyshuari, shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. “Podujevë 22.10.2026-13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të një objekti në të cilin është hasur i dyshuari, janë gjetur dhe janë sekuestruar 428 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 18 cigare elektrike me substancë narkotike THC, një armë zjarri pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.