×
  • Sport
  • Sport

    Valverde: Nuk është e lehtë ta fitosh titullin ndaj këtyre kundërshtarëve

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 8:44

    Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka lartësuar paraqitjen e skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, pasi Barça u shpall kampione e La Ligës të shtunën mbrëma, duke këmbëngulur se nuk ka qenë e lehtë ndaj, siç tha, këtyre kundërshtarëve të vështirë.


    Barcelona e rrëmbeu edhe një titull tjetër, të tetin në 11 vjet e fundit, në La Liga të shtunën pas fitores 1:0 kundër Levantes në Camp Nou.

    Lionel Messi u pushua për këtë ndeshje, por në fund ishte ai që ia solli fitoren gjigantit katalonas pasi erdhi nga stoli në pjesën e dytë. Valverde është i lumtur që skuadra e tij është shpallur më e mira e Spanjës përsëri.

    “Ta fitosh titullin me këtë distancë, kundër këtyre kundërshtarëve, është gjë e vështirë. Po ashtu, është e vështirë ta bësh dy vite radhazi”, tha Valverde pas ndeshjes.

    “Jemi të lumtur dhe kur shohim se njerëzit po e shijojnë, po ndihemi krenar të gjithë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!