×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk flet për Messin dhe Topin e Artë

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 19:46

    Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, pasi u shpall futbollisti i vitit në Angli ka deklaruar se për momentin është i fokusuar te ndeshja e Champions League me Barcelonën dhe përballjen me Lionel Messin, duke mos dashur të flasë për “Topin e Artë”.

    “Jo, nuk është në mendjen time”, ka deklaruar ai kur u pyet nga mediat nëse “Topi i Artë” është në planet e tij.

    Ai më pas foli me lëvdata për kundërshtarin e radhës, Messin, edhe pse nuk iu drejtua me emër:

    “Aktualisht në botë ka lojtarë që janë jashtë kësaj bote dhe kanë qenë në nivele e kanë fituar për shumë vite. Jam i lumtur për paraqitjet e mira në këtë moment, për vazhdimësinë që kam dhe që jam i shëndosh gjithashtu. Vetëm duhet të punoj dhe të shikoj para”, ka pohuar ai.

    Virgil ka folur edhe për mundësinë e fitimit të titullit në Angli.

    “Aktualisht jemi në garë për titull në Premierligë dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër një ekipi fantastik, ku janë ndoshta lojtarët më të mirë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!