×
  • Sport
  • Sport

    Van Dijk, pas përballjes me Messin: Gëzohem që s’luaj në Spanjë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 11:36

    Virgil Van Dijku dhe Liverpooli e shijoi humbjen e parë që nga janari të mërkurën, kur dy golat e Lionel Messit e ndihmuan Barcelonën ta fitojë ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:0.


    Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, u shpall lojtari më i mirë i këtij sezoni të Premierligës. Ai ka qenë mjaft mbresëlënës këtë sezon, mirëpo të mërkurën nuk arriti ta mbajë të heshtur Lionel Messit dhe bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

    Luis Suarez hyri në mes të Van Dijkut dhe qendërmbrojtësit tjetër të Liverpoolit, Joel Matipit, dhe e shfrytëzoi në mënyrë të përsosur harkimin e mirë të Jordi Albas. Ndërsa, kur Messi e shënoi golin e tij të parë për këtë ndeshje, Van Dijku kishte mbetur duke e shikuar atë brenda 16-metërshit.

    Shtatë minuta më vonë, Messi e shënoi edhe një gol tjetër, mirëpo këtë herë mbrojtësi holandez nuk pati çfarë të bëjë për ta ndalur atë, pasi që argjentinasi u tregua i saktë nga gjuajtja e lirë.

    “Kur Messi është në formë të mirë, nuk mund të bësh asgjë për ta ndalur. Jam i kënaqur që nuk luaj në Spanjë, ku do të duhej të luaja kundër tij çdo sezon. Ai i shënoi dy gola, jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë Van Dijku.

    “Messi është lojtar fantastik, kjo është e qartë. Gjëja e vështirë është që kur ne jemi duke sulmuar, ai është duke pritur në një qoshe diku. Për këtë arsye, duhet të jesh gjithmonë i organizuar mirë në mbrojtje”.

    “Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë. Ai e ka këtë nivel tjetër shtesë, të cilin e shfaqur me kalimin e viteve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!