×
  • Sport
  • Sport

    Vdes tragjikisht në mes të fushës futbollisti 28 vjeçar

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 9:32

    Futbollisti 28-vjeçar Faty Papy vdiq në mënyrë tragjike në mes të një ndeshjeje, vetëm një ditë pasi e kishte bërë një intervistë ku kishte rrëfyer për problemet e veta shëndetësore.


    Lojtari burundas i Malanti Chiefs, Faty Papym vdiq pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes kundër Green Mambas në stadiumin Killarney, transmeton Gazeta Express.

    Futbollisti u rrëzua në fushë dhe përkundër tentimeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetojë.

    Lojtari i kishte i kishte ditur vetë problemet e tij shëndetësore dhe vetëm një ditë më parë kishte bërë të ditur se mjeku i tij e kishte paralajmëruar se mund të vdesë nëse vazhdon të luajë futboll.

    Papy kishte qenë futbollist edhe në Turqi, në Trabzonsport, mes viteve 2008-2011, mirëpo nuk luajti asnjëherë në Super Ligës e Turqisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!