×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi shënon gol ndaj Beshiktashit

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 20:06

    Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës vazhdojnë të shkëlqejnë në ekipet e tyre. Pas Milot Rashicës e Bersant Celinës, edhe Vedat Muriqi nuk po ndalet së realizuari gola.


    Ai ka shënuar gol në ndeshjen Rizespor – Beshiktash, në Superligën e Turqisë, ku mposhti portierin Loris Karius, shkruan Reporteri.net.

    Rezultati pas pjesës së parë është 2-1 në të mirë të Besiktasit.

    Ky është goli i 12-të për Muriqin në Superligën e Turqisë. Ai poashtu ka edhe 7 asistime.

    Kjo formë e mirë ka bërë që skuadrat më të njohura në Turqi të kërkojnë shërbimet e 24 vjeçarit. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!