Majorka e Vedat Muriqit dje pësoi disfatë me rezultat 3:0 ndaj Atletico Madridit, në stadiumin “Metropolitano”.

Pas ndeshjes, Muriqi bëri një gjest tejet të mirë. Ai u drejtua tek tifozët dhe ia dhuroi fanelën një tifozi nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

Muriqi e kishte takuar tifozin para se të niste ndeshja dhe ia kishte premtuar atij fanelën.

Reklamë

Muriqi e mbajti premtimin që ia dha tifozit.

Sulmuesi nga Kosova po kalon një sezon fantastik në La Liga me Majorkën. Deri më tani ka shënuar 14 gola. /Reporteri.net/.