×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi zedh skuadrën e tij të ardhshme

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 15:55

    Sulmuesi kosovar e preferon transferimin në Fenerbahçe. Tash, gjigantit turk i mbetet të arrijë marrëveshje me klubin aktual të futbollistit – Rizespor


    Vedat Muriqi është entuziast dhe i lumtur për interesimin e Fenerbahçes për shërbimet e tij.

    Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Rizesporit, me të cilin i ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 7 asistime këtë sezon në 30 ndeshje të zhvilluara.

    Për këtë, interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur gjiganti nga Stambolli.

    Dhe, sipas mediave turke, respektivisht portalit “haberturk.com”, futbollisti prizrenas do ta mirëpriste një transferim tek Fenerbahçe pasi është i interesuar për ta bërë një hap përpara në karrierë.

    Mirëpo, gjithnjë sipas këtyre mediave, drejtuesve të Fenerbahçes tash iu mbetet të arrijnë marrëveshje me klubin aktual të futbollistit – Rizespor.

    Për momentin nuk dihet se sa para i kërkon Rizespori për 25 vjeçarin, i cili ishte sensacion këtë sezon në Superligën turke.

    Muriqi ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2020, por ky fakt nuk do të sillte ndonjë problem nëse Fenerbahçe e plotëson kërkesën e Rizesporit, por edhe të vetë futbollistit sa i përket rrogës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!