×
  • Sport
  • Sport

    Viktimat e vrasjes tragjike në Prishtinë – familja e hendbollistit të njohur

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 17:06

    Një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania të Prishtinës, sot ka tronditur kryeqytetin, dhe tashmë është e konfirmuar se familja e afektuar nga kjo tragjedi është ajo e një hendbollisti të njohur kosovar. Fjala është për Kreshnik Krasniqin, hendbollistin shumë vjeçar të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Federata e Hendbollit të Kosovës e ka ngushëlluar hendbollistin Krasniqi, i cili humbi tre familjarë, në tragjedinë që ndodhi në lagjen Dardania në Prishtinë, ku humbën jetën bashkëshortja dhe prindërit e sportistit.

    “I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht, Eugen Saraçini, President i FHK-së”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës.  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!