Ish-lojtari i Romës dhe aktualisht futbollist i Sassuolos, australiani Cristian Volpato, është ndaluar nga policia në Sydney pas një incidenti me shpejtësi të lartë.

Sipas raportimeve të The Guardian, 21-vjeçari dyshohet se ka rezultuar pozitiv në testin për kokainë.

Ngjarja ka ndodhur pasi Volpato u kap duke drejtuar makinën e tij me 109 kilometra në orë në një zonë ku kufiri i lejuar ishte vetëm 50 kilometra në orë.

Reklamë

Kjo erdhi vetëm pak orë pasi ai kishte marrë një tjetër gjobë për tejkalim shpejtësie.

Pas ndalimit, policia i kreu një test droge dhe një test alkooli.

Rezultati i parë i kontrollit të drogës dyshohet se zbuloi praninë e kokainës, ndërsa një mostër e dytë e pështymës është dërguar në laborator për analiza të mëtejshme.

Deri në përfundimin e hetimeve, leja e drejtimit të futbollistit australian është pezulluar për gjashtë muaj.

Volpato ishte një nga lojtarët e spikatur të Australisë në Kupën e Botës, ku u aktivizua në katër ndeshje me kombëtaren dhe u eliminuan në fazën e 1/16-ve nga Egjipti pas gjuajtjeve të penalltive.

Reklamë