×
  • Sport
  • Sport

    Wanda Nara tregon nëse Icardi do mbet në Inter

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 17:18

    Wanda Nara, agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit ka insistuar se burri/klienti i tij dëshiron qëndrimin tek skuadra e Inter, përkundër gjërave që kanë ndodhur së fundmi.


    “Mauro dëshiron të qëndrojë, është zgjedhja e tij” ka thënë Nara për ‘Tiki Taka’.

    Ajo më tek ka ironizuar me trajnerin Luciano Spalleti.

    “Nëse Spalletti qëndron tek Inter për 100 vitet e ardhshme, ndoshta Mauro do të qëndrojë për 150 vite. Kjo është mënyra si përgjigjet ai kur unë e pyes” ka thënë tutje ajo.

    Icardi kishte lënë skuadrën për rreth gjashtë javë me arsyetimin që ishte i lënduar por që e vërteta ishte tjetër.

    Përplasja mes tij dhe klubit ndodhi në momentin kur trajneri Spalletti vendosi t’ia merrte shiritin e kapitenit, për t’ia dhënë portierit Handanovic, çka fare mirë nuk e priti argjentinasi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!