×
  • Sport
  • Sport

    Wenger ‘baba’ po kthehet, ky është klubi i tij i ardhshëm

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 11:49

    Arsene Wenger, i cili ka qenë pa klub prej se u largua nga Arsenali para një viti, është gati për një rikthim në futbollin e Francës.


    Ai ka pasur plot oferta të cilat i ka refuzuar, përfshirë këtu edhe një përpjekje të klubit të Fulhamit, përpara se ata ta emëronin Claudio Ranierin, shkruan Reporteri.net

    Tani Lyon dëshirojnë ta emërojnë atë si menagjer general në klub. Trajneri i tanishëm, Bruno Genesio së fundi ka thënë se do të largohet në fund të sezonit.

    Wenger do ta mirëpriste një sfidë që do t’i jepte fund dominimit të Paris Saint-German-it në Francë, por janë edhe Parisi që janë gati t’i ofrojnë atij një rol të rëndësishëm.

    Paris janë shpallur kampion në Ligue 1, por dështimi i hershëm nga Liga e Kampionëve e ka vënë trajnerin aktual Thomas Tuchel nën presion nga bordi drejtues i sheikëve parisien.

    Wenger punon ngushtë me drejtuesit e Qatarit që kanë PSG-në. Një rol si menagjer gjeneral mund të jet lehtë e kapshme, nëse Tuchel largohet./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!