×
  • Sport
  • Sport

    Werder Bremen – Freiburg, ky është vendimi i trajnerit për Rashicën

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 14:56

    Werder Bremen do ta ketë një ndeshje të rëndësishme sa i përket objektivit të tyre, sigurimi i pjesëmarrjes në Europa Ligë.


    Skuadra simpatike gjermane do përballet me Freiburg, me ndeshjen që fillon nga ora 15:30.

    E trajneri Florian Kohfeldt duket se nuk po ka dyshime për inkuadrimin e Milot Rashicës, i cili edhe sot luan nga fillimi.

    Ylli kosovar është në formë jetike me klubin gjerman, teksa dha kontribut të veçantë edhe në Kupën e Gjermanisë, ku me një super gol arriti të plasonte Werderin në gjysmëfinale, aty ku e pret Bayerni.

    22-vjeçari gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur edhe konkurencën e Robert Lewandowskit.

    Edhe sot shpresohet në një shpërthim të Milot Rashicës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!