×
  • Sport
  • Sport

    West Ham kalon në epërsi ndaj Tottenham, kështu imitohet festimi i Ronaldos

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 15:09

    West Ham United është duke e mposhtur 0-1 Tottenhamin dhe kështu u bë skuadra e parë që i shënon gol atyre në stadiumin e ri.


    Michail Antonio shënoi për mysafirët një gol të bukur në minutën e 67’, duke festuar pastaj në një mënyrë të çuditshme, pothuajse siç bën Diego Simeone i Atletico Madridit e Cristiano Ronaldo i Juventusit.

    Nëse Tottenham e humb këtë ndeshje dhe në rast fitoreje të Chelseas kundër Unitedit të dielën, atëhere këto dy skuadra do të barazoheshin me pikë në vendin e tretë.

    Kujtojmë që Ronaldo u dënua me 20.000 euro gjobë për shkak të atij festimi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!