Xhaka i dëshpëruar pasi humbi Europa Ligën, mesazh tifozëve

Granit Xhaka ndihet i lënduar pse nuk arriti këtë sezon t’ua sjell një trofe Arsenalit.


Ai pas disfatës turpëruese 4:1 nga Chelsea në finalen e Europa Leagues së mërkurës i ka falënderuar për përkrahje.

“Vërtetë dhemb që ne nuk ia dolëm ta sjellin në shtëpi këtë trofe. Faleminderit të gjithëve që erdhën në Baku. Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen këtë sezon”, shkroi Xhaka në Facebook.

Kujtojmë se Xhaka luajti 90 minuta të plotë në finale, ndërkohë që Shkodran Mustafi u la në bankën e rezervistëve dhe s’u aktivizua fare.

Disfata në finale përbën zhgënjim të dyfishtë për Arsenalin pasi përveç se nuk fitoi trofeun humbi mundësinë që të kualifikohet në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Reporteri.net/.