×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka i merr lakmi Shaqirit, kështu e uron atë për Championsin e dytë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 12:48

    Granit Xhaka e ka uruar bashkatdhetarin dhe shokun e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës, Xherdan Shaqirin, për triumfin e dytë në Ligën e Kampionëve.


    Liverpooli e mundi 2:0 Tottenhamin në finalen angleze në Ligën e Kampionëve të shtunën mbrëma në Wanda Metropolitano në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

    Kjo nënkupton se Xherdan Shaqiri tani është dy herë fitues i garës parësore evropiane, pasi së pari e kishte shijuar këtë trofe në vitin 2013 me Bayern Munich.

    Xhaka, i cili vetëm tri ditë më parë dështoi ta fitojë garën dytësore evropiane, Ligën e Evropës, pasi klubi i tij Arsenali u mposht nga Chelsea në finale në Baku – e ka uruar Shairin përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

    Ylli i Zvicrës është bërë futbollisti i parë me prejardhje shqiptare që e fiton Ligën e Kampionëve.

    Shaqiri e bëri këtë duke mos shijuar asnjë moment lojë në dy finalet e tij, por ai ka dhënë kontributin e tij gjithsesi në fazat e mëhershme të garës. Ai luajti 90 minuta të plotë ne rikthimin historik të Liverpoolit kundër Barcelonës në gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!