×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka shfryn mllefin në ekipin, fjalët e tij nuk do t’i pëlqejnë aspak Emeryt

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 9:39

    Granit Xhaka e ka vajtuar paaftësinë e Arsenalit për ta shfrytëzuar mundësinë që ta zërë një vend në top katërshe, pas humbjes së tretë radhazi në Premierligë brenda një jave.


    Arsenali ndodhet dy pika larg një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi u mposht bindshëm 3:0 nga Leicester City të dielën pasdite.

    Para kësaj humbjeje, skuadra e Unai Emery vinte nga dy humbje të tjera zhgënjyese radhazi, ndaj Crystal Palace dhe Wolves.

    Në anën tjetër, Chelsea barazoi 1:1 me Manchester Unitedin, rivalin tjetër për top katërshe, të dielën pasdite në Old Trafford dhe ia rriti vetes shanset për t’iu bashkuar vendit të tretë, Tottenhamit, në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    I pyetur se cilat janë shanset që Arsenali të kualifikohet në Ligën e Kampionëve me dy ndeshje të mbetura për t’u zhvilluar, kosovari i Kombëtares së Zvicrës, Xhaka, tha: “Ky nuk është momenti i duhur për të menduar për top katërshe”.

    “Ne patëm tri mundësi të mëdha. Nisi me Crystal Palace, pastaj të mërkurën kundër Wolves dhe mbaroi sot”, shtoi ai.

    “Nëse nuk i merr pikë nga dy ndeshje në udhëtim dhe tri pikë nga një ndeshje në shtëpi, atëherë nuk mund të flasësh për top katërshe”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!