Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Baselit ndaj Zurichut në Superligën e Zvicrës.
Baseli fitoi 4-3, falë tre golave që shënoi Shaqa.
Kur ndeshja u mendua se po përfundonte barazim 3-3, në skenë sërish doli Shaqiri i cili shënoi golin e tretë personal në takim dhe golin e fitores për Baselin në minutën e 94-të të ndeshjes me rezultat 4-3 ndaj Zurich-ut, shkruan Reporteri.net.
Shaqiri golin e parë në ndeshje e shënoi në minutën e 11-të kur barazoi rezultatin në 1-1.
Xherdan Shaqiri golin e dytë e shënoi në fund të pjesës së parë kur barazoi rezultatin në 2-2 .