Xhudisti Shpati Zekaj e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë.

Për medaljen e bronztë, Zekaj e mposhti me Ippon, Pierre Edererin nga Gjermania.

Shpati në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Denis Bakanovin nga Rusia.

Reklamë

Në çerekfinale humbi me Yuko nga Boris Georgiev nga Bullgaria.

Ndërsa në repasazh mposhti garuesin serb, Aleksandar Stojkov.