Pavarësisht pritshmërive të mëdha që shoqëruan disa prej yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror, jo të gjithë arritën të linin gjurmë në Kupën e Botës 2026, e cila u zhvillua në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediumi i njohur sportiv Bleacher Report ka publikuar formacionin me 11 futbollistët që, sipas vlerësimit të tij, ishin zhgënjimet më të mëdha të këtij turneu.
Në portë është përzgjedhur portieri gjerman Manuel Neuer, ndërsa reparti i mbrojtjes përbëhet nga Reece James, Gabriel Magalhaes, Jonathan Tah dhe Lucas Digne.
Në mesfushë janë përfshirë Federico Valverde, Vitinha, Noni Madueke dhe Leroy Sané, lojtarë prej të cilëve pritej një ndikim shumë më i madh gjatë Botërorit.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur talenti i Bregut të Fildishtë Yan Diomande dhe ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili, sipas Bleacher Report, nuk arriti të tregojë ndikimin e pritur në këtë kompeticion.
Në rolin e “trajnerit të zhgënjimit” është zgjedhur përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martínez, i cili u largua nga drejtimi i kombëtares portugeze pas përfundimit të Botërorit.
Ky formacion paraqet futbollistët që kishin pritshmëri të larta para turneut, por që sipas vlerësimit të mediumit amerikan nuk arritën të bindnin me paraqitjet e tyre në skenën më të madhe të futbollit botëror.