×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Barcelonës paralajmëron largimin në fund të sezonit

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 8:38

    Jasper Cillessen u transferua te Barcelona nga Ajax si zëvendësues për Claudio Bravo, që u bashkua asaj kohe me Manchester City.


    Në 3 vitet e tij te klubi katalanas, portieri holandez ka qenë absolutisht i shkëlqyer, por nuk ka mundur dot të regjistrojë më shumë se 28 aktivizime në të gjitha kompeticionet.

    Portierit të përfaqësueses së Holandës i është mohuar konkurimi i barabartë me Marc-André ter Stegen absolutisht i preferuar nga trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

    Tashmë i ngopur nga ky trajtim, portieri holandez kërkon largimin nga Barça, madje duke paralajmëruar se do të ndodhë gjatë merkatos së verës.

    “Do të shkoj fillimisht me pushime dhe pastaj shpresoj se do të kem një klub të ri për të cilin të luaj. Sepse unë dua të luaj”, deklaroi Jasper Cillessen për “Ziggo Sport”.

    Holandezi tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave të interesuara edhe vitin e kaluar, por në atë kohë drejtuesit e Barcelonës refuzuan çdo ofertë nën shifrën e €60 milionë që është klauzola e largimit të tij.

    Vetëm 7 aktivizimet e këtij sezoni duket se janë leja e drejtuesve të klubit për poritierin që dëshiron të largohet, duke lënë të kuptohet se klauzola e transferimit të Cillessen mund të jetë edhe më e ulët, por gjithsesi përfituese për Barcelonën që kishte paguar vetëm €13 milionë për ta blerë nga Ajax.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!