Arbitri anësor, Alessandro Giallatini shpërtheu në lot menjëherë pasi përfundoi ndeshja e Ligës së Kampionëve mes RB Leipzigut dhe Aston Villas, të martën mbrëma.

Në skenën emocionuese në “Red Bull Arena”, Giallatini është ngushëlluar nga trajneri i skuadrës gjermane, Marco Rose.

49-vjeçari Giallatini ishte i rregullt në futbollit evropian për shumë vjet. Italiani po ashtu kishte paraqitje të rregullta në Serie A, ndërsa ka asistuar në mbi 170 ndeshje.

Reklamë

Mediat angleze kanë shkruar se italiani e kishte ndeshjen e fundit si asistent i arbitrit dhe për këtë arsye ka shpërthyer në emocione.