×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrovës nuk po ia don në fushë, por jashtë saj një yll i vërtetë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 12:26

    Edon Zhegrova po kalon nëpër një formë mjaft të luhatshme me skuadrën e Baselit. Jo vetëm forma e tij, por edhe karriera e tij është në një urë lëvizëse.


    Ai u transferua nga skuadra e Genk në Basel për të gjetur më shumë hapsira për tu zhvilluar si lojtar, por as aty nuk është se e ka gjetur vetën, shkruan Reporteri.net

    Por, ai është krejt tjetërçka jashtë fushave të blerta, një superyll i vërtetë.

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës i ka bërë një superdhuratë vetës së tij. Një veturë superluksoze të tipit Mercedes.

    Zhegrova ka ndarë në rrjetin social Instagram disa fotografi të veturës së tij të re.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!