Trajneri francez nuk e ka ndërmend ta lë të largohet kapitenin e Real Madridit, i cili është shpirti i ekipit dhe shembull, brenda dhe jashtë fushës së blertë.
Zinedine Zidane dëshiron që Sergio Ramos të mbetet në Real Madrid.
Ditëve të fundit mediat spanjolle shkruan se mbrojtësi spanjoll po e mendon të ardhmen larg Madridit.
Mirëpo, trajneri francez beson se Ramos do të mbetet lojtar kyç brenda dhe jashtë fushës së blertë në klubin nga kryeqyteti spanjoll dhe beson se presidenti Florentino Perez mund ta zgjidh këtë situatë.
Ramos për momentin e ka vetëm një ofertë të majme, atë nga Kina.
Mirëpo, në Madrid e duan ende qendërmbrojtësin, i cili ka qenë shpirti i ekipit “Los Blancos” në dekadën e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.