×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Hazard do t’i bashkohet Dortmundit këtë verë

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 14:14

    Futbollisti i skuadrës gjermane Monchengladbach, Thorgan Hazard, i cili është vëllau më i vogël i yllit të Chelseas Eden Hazard, do t’i bashkohet Dortmundit gjatë verës.


    Thorgan Hazard e ka pranuar vet në një intervistë se do t’i bashkohet ‘verdhezinjëve’ gjatë afatit kalimtarë të verës, shkruan Reporteri.net

    “Unë kam marrëveshje personale me Borussian e Dortmundit. Unë kam folur me ta. Tani është qështje ndërmjet klubeve. Duhet kohë. Ata janë në bisedime”, ka thënë Thorgan.

    Kujtojmë që Thorgan ka shkëlqyer këtë sezon me klubin e tij duke shënuar plot 9 gola e 10 asiste në Bundesliga.

    Nëpër formë edhe më të mirë po kalon edhe vëllau i tij Eden, i cili ka shënuar plot 16 gola e 13 asiste në Premierligë këtë sezon e i cili është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Realit të Madridit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!