Futbollisti më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli u lëndua rëndë në ndeshjen e fundit që ‘Dardanët’ e zhvilluan ndaj Malit të Zi.
‘Rrufeja’ kosovare ka lënduar rëndë ligamentet e gjurit dhe si pasojë u detyrua të largohet nga ndeshja, me ç’rast ka udhëtuar menjëherë drejt Francës shkruan Reporteri.net
Reporteri ka kontaktuar babain e futbollistit, z.Avni Zenelin i cili ka dhënë detaje për lëndimin e sulmuesit.
Ai ka konfirmuar se Arbëri ka lënduar rëndë ligamentet e gjurit dhe do të mungojë së paku 9 muaj, gjersa pritet t’i nënshtrohet operacionit dhe të fillojë fazën e rikuperimit.
Zeneli po kalonte nëpër një formë jetësore me Përfaqësuesen e Kosovës duke u bërë figura kryesore e ekipit dhe rreziku permanent për kundërshtarët.
Në mungesë të tij, Milot Rashica pritet që të bartet në krahun e majtë, për ta mbuluar boshllëkun që Zeneli ka lënë.
Kujtojmë që Kosova luan kundër Bullgarisë nesër me fillim nga ora 20:45, ndeshja kjo e tretë për Përfaqësuesen tonë./Reporteri.net/
