×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Llapi ruan ‘boshtin’ e skuadrës, rinovon kontratat e Behar Maliqit dhe Mentor Zhdrellës

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 14:19

    Ashtu si një vit më parë edhe në këtë sezon, Llapi e ka nisur me marshin e pestë merkaton.


    Skuadra nga Podujeva ka nisur që tani nga puna për të ndërtuar një skuadër sa më të fortë sezonin e ardhshëm që të pretendojë për të fituar titullin.

    Pas Blendi Memajt, skuadra llapjane ka zyrtarizuar edhe përforcimin e dytë në këtë merkato. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Emran Ramadani i cili vjen nga skuadra e Renovës.

    Lojtari i cili ka luajtur për pak kohë edhe me Partizanin zhvilloi një sezon fantastik në Maqedoni teksa në 31 ndeshje realizoi 11 gola me bardheblutë e Renovës.

    Por përveç afrimit të Ramadanit, Llapi ka zyrtarizuar edhe rinovimet e kontratave, fillimisht të Benjamin Eminit e Bujar Idrizit, kurse tani kanë vepruar njëjtë edhe me Mentor Zhdrellën dhe Behar Maliqin.

    Ata do të jenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina edhe sezonin e ardhshëm.

    “Mentor Zhdrella i cili sezonin paraprak shënoi 7 gola dhe asistoi 12 herë do i qëndroj klubit besnik dhe do i mbroj ngjyrat e klubit të vendlindjes me shumë krenari”, shkruan klubi në Facebook.

    “Llapi po vazhdon bashkëpunimin me futbollistët që ishin pesha kryesore e skuadrës, kësisoji rrugën e besnikërisë dhe vazhdimin e kontratës edhe për 1 vit e ka bërë edhe mesfushori defanziv, Behar Maliqi”, vijon klubi në rrjetin social ku njofton për rinovimin e kontratave.

    Behar Maliqi në edicionin që e lamë pas, bëri 28 paraqitje (të gjitha titullar) me Llapin, ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar 1 herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!