Luka Modrić do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për një sezon tjetër. Klubi ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së mesfushorit kroat deri në qershor të vitit 2027.

Modrić kishte mbetur lojtar i lirë më 30 qershor, ndërsa vendosi të presë përfundimin e Kupës së Botës 2026 me Kroacinë për të marrë vendimin nëse do ta vazhdonte karrierën dhe do të qëndronte te kuqezinjtë.

Fituesi i “Topit të Artë”, i cili mbush 41 vjeç në shtator, iu bashkua Milanit verën e kaluar si lojtar i lirë pas 13 vitesh të jashtëzakonshme te Real Madridi.

Reklamë

Në sezonin e tij të parë me fanellën kuqezi, Modrić zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe dhuruar tri asistime. Ai ishte titullar në 32 prej tyre, ndërsa mungoi në disa ndeshje pasi pësoi një frakturë në mollëz pas një përplasjeje me Manuel Locatellin.

Legjenda kroate, e cila ka pranuar vazhdimisht se ka qenë tifoz i Milanit që nga fëmijëria, do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 14 nën drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim.