×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Përfundon sezoni për yllin e Chelsea-t

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:07

    Qendërmbrojtësi kryesor i Chelseas, Antonio Rudiger ka humbur sezonin për shkak të lëndimit në ndeshjen e fundit.


    Rudiger dëmtoi gjurin e tij në ndeshjen ndaj Manchester United dhe për të tani ky sezon ka përfunduar, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi gjerman pritet të operohet në gju në qytetin ku ai kishte luajtuar përpara se të transferohej në Chelsea, në Romë.

    Nuk dihet ende se sa do të mungoj por ajo çfarë dihet tashmë sigurt është se, ai do t’i mungoj Chelseas në fazën më kritike të sezonit, pasi që Chelsea është duke ndjekur triumfin në Ligën e Europës dhe një vend në top 4 në Premierligë.

    Kujtojmë që Rudiger është i pazëvendësueshëm në fazën defanzive të klubit londinez./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!