×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: PSG vendosë për të ardhmen e trajnerit

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 13:38

    Paris Saint Germian dhe trajneri gjerman Thomas Tuchel, kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.


    Skuadra nga kryeqyteti francez ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me Thomas Tuchel edhe për një vit, gjë që ta mbajë trajnerin në ‘Parkun e Princave’ deri më 30 qershor të vitit 2021.

    Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe rezultatet e dobëta në xhirot e fundit në Ligue 1, patën ngjallë dyshime rreth së ardhmes së 45 vjeçarit në Francë.

    Por, kampionët e Francës përmes një komunikate kanë konfirmuar qëndrimin e trajnerit, të cilit ia kanë vazhduar kontratën dhe për një vit.

    “PSG ka kënaqësinë të shpall vazhdimin e kontratës me Thomas Tuchel edhe për një tjetër sezon. Trajneri gjerman është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e francezëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!