×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Premierligë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 18:35

    Virgil van Dijk është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në ligën më të fortë në botë, Premierligë.


    Ai mposhti konkurrencën e lojtarëve të klasit botëror si, Eden Hazard, Raheem Sterling, Bernardo Silva, Sergio Aguero dhe Sadio Manes, shkruan Reporteri.net

    Ai është votuar më së shumti ndërsa vendimi do të shpallet nesër nga PFA.

    Van Dijk ka qenë akteri kryesor në sukseset e Liverpoolit këto dy vitet e fundit duke stabilizuar mbrojten, diçka që Liverpoolit i ka munguar me vite.

    Kujtojmë që holandezi është në garë për ta fituar Premierligën dhe Ligën e Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!