×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Spalletti largohet nga Interi

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 11:46

    Interi ka bërë të ditur përmes llogarisë në Twitter se Luciano Spalleti nuk është më trajner i skuadrës zikaltër, duke ia lëshuar kështu rrugën Antonio Contes, i cili pritet të ulet së shpejti në karrigen e trajnerit të zikaltërve.


    Luciano Spalletti u emërua trajner i Interit më 9 qershor të vitit 2017 dhe kontrata e tij ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

    Megjithatë, klubi zikaltër ka lajmëruar përmes Twitterit se Spalletti nuk do ta mbajë pozitën e trajnerit deri në fund të kontratës dhe rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

    “FC Internazionale Milani bën të ditur se Luciano Spalletti nuk e mban më rolin e trajnerit të ekipit të parë. Klubi e falënderon trajnerin për punën që e ka bërë dhe për rrugën e bërë së bashku”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Interi.

    Gjatë 720 ditëve të kaluara si trajner i Interit, Spalleti i zhvilloi gjithsej 90 ndeshje, prej të cilave 46 i fitoi, 24 i barazoi dhe 20 i humbi.

    Përkundër që ai e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për të dytin sezon radhazi, mediat italiane kishin parashikuar se ai do të shkarkohet së shpejti dhe në vend të tij pritet të vijë Antonio Conte

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!