×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: United tërhiqet nga gara për De Ligt – Ai po shkon te gjiganti tjetër europian

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 12:17

    Manchester United janë tërhequr nga gara për shërbimet e holandezit të Ajaxit, Matthijs de Ligt raporton Sky Sport.


    Raportet e fundit në shtypin nacional gjatë vikendit sugjeruan se United do të bënte përpjekje për të transferuar 70 milionëshin holandez këtë verë, shkruan Reporteri.net

    Por siç mëson Sky Sports, United janë tërhequr nga interesi që kanë pasur në De Ligt, pasi që shumica e hierarkisë së Old Traffordit besojnë që 19 vjeçari do t’i bashkohet Barcelonës.

    De Ligt ka qenë i pazëvendësueshëm për Ajaxin në këto tre sezonet e fundit edhe pse ka mbi supe vetëm 19 vite, ndërsa ka fituar edhe shiritin e kapitenit vitin e kaluar.

    Holandezi udhëhoqi Ajaxin drejt dopietës këtë sezon pasi fituan Ligën dhe Kupën e Ligës, ndërsa ishin vetëm 20 sekonda larg finales së madhe të Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!