×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Wilder konfirmon rimeçin me Tyson Furyn – zbulon kohën kur do të ndodh

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:53

    Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të takohen përsëri për një supermeç pasi që amerikani të luftojë me Luis Ortiz.


    ‘Bomberi i Bronzt’ dhe Tyson Fury u përballen në një luftë e cila përfundoi në një barazim kontravers dhjetorin e kaluar, shkruan Reporteri.net

    Ndërsa tani ata do takohen përsëri, pasi që Wilder ka zbuluar përmes një videoje promocionale në twitter.

    “Epo, siç them unë gjithmonë, unë jam Kampioni më i vërtetë në treg dhe siç e kam përmendur më herët, unë do të përballem me të gjitha luftërat kontraverse të miat sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në twitter.

    “Luis Ortiz është i pari, pastaj Tyson Fury në radhë”, ka përfunduar ai.

    Lufta do të caktohet menjëherë pas përfundimit të përballjes së Wilder me kundërshtarin e tij Ortiz, por me shumë mundësi ajo do të ndodh në vitin 2020./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!