Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka pranuar se ka përdorur kanabis kur ishte duke i kryer studimet në shkollën “Eton”.
Ai më parë kishte refuzuar t’i pranonte dyshimet se e ka përdorur këtë drogë gjatë shkollimit në njërën nga shkollat më të mira private, në të cilën janë shkolluar 20 nga liderët britanikë, duke thënë se njerëzit kanë jetë private para se të hyjnë në politikë.
Sidoqoftë, duke folur për revistën “The Times”, ai pranoi se ka tymosur kanabis në shkollën që është e dedikuar për nxënësit nga mosha 13 deri 18 vjeçare.
Ai gjithashtu tha se e ka përdorur kanabisin edhe më vonë gjatë jetës së tij bashkë me gruan, Samantha, me të cilën ishte takuar në moshën 25 vjeçare, kur punonte për Partinë Konservatore.
Camron është lideri i fundit nga një varg figurash të larta të Partisë Konservatore, të cilët kanë pranuar se kanë përdorur drogë.
Një gjë të tillë e kishte pranuar në një intervistë të vitit 2007 edhe kryeministri i tanishëm britanik, Boris Johnson, i cili kishte thënë se i ka provuar kokainën dhe kanabisin, shkruan “Independent”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.