Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.
Nuk ishte moti i çuditshëm, por risia e fundit që u testua nga organizatorët e Lojërave Olimpike të vitit 2020, me shpresën për të mbajtur spektatorët të freskët dhe të rehatshëm kur Lojërat zhvillohen verën e ardhshme.
Për testuar nëse mund të ulë nivelet e nxehtësisë dhe lagështisë, u hodhën mbi njerëz me podium rreth 300 kilogramë borë artificiale.
Shkaktarë u bënë temperaturat e larta gjatë verës së kaluar nga ku vdiqën 65 persona.
Ky sistem u testua gjatë një gare me kanoe por prova e parë nuk pati sukses.
Shpërndarja e dëborës artificiale në atmosferë nuk mundi të ulë temperaturat ndaj japonezët janë duke punuar sërish që ta përfundojnë deri në prag të lojërave olimpike.
Tokio rregullisht mban temperaturat prej 35C dhe 80% lagështi në korrik, duke shkaktuar shqetësime se spektatorët mund të pësojnë goditje të nxehtit.
Ndërkaq nëse do të ketë sukses kjo mënyrë e freskimit, përveç uljes së temperaturave ajo do të krijojë një spektakël të vërtetë duke e mbuluar fushën me një shtresë të bardhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.