Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, Anxhelina Shalën, e cila e njohur për publikun kosovar u bë në vitin 2017 pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala i cili tani ndodhet në Hagë.

Se janë fejuar e ka konfirmuar vet këngëtarja Shala duke publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Fotografia është publikuar me 26 gusht të tij viti.

Reklamë

Brestovci në vitin 2019 kishte kandiduar për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Ndërsa në vitin 2021, ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Tani mbanë postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.