Leverkusen mundi 4-3 Wolfsburg, në ndeshjen e kampionatit.
Mesfushori me origjinë shqiptare i “aspirinave”, Granit Xhaka është i pakënaqur nga puna e bërë nga mbrojtja.
“Nuk dua që të flasim këtu për golin në kohën shtesë. Ne duhet të jemi të ndershëm me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të bëjmë edhe auto-kritikë. Kaq nuk mjafton! Nuk mund të pëspjmë tre gola për ndeshje, sidomos për mënyrën se si i pësojmë. Me aq sa kam parë rivalët nuk na kanë vendosur në vështirësi me lojë të bukur dhe më pas na kanë shënuar.
Ne kemi pësuar pasi ne nuk kemi bërë lëvizjet e duhura. Ne e konsidrojmë veten një klub të madh, por një klub i madh nuk pëson tre herë në 45 minuta.
“Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojtje pasi jemi duke dhuruar shumë hapësira për rivalët. Me topin në kontroll jemi mirë, por kur humbim kontrollin nuk luajmë si një vit më parë. Unë jam i ndershëm me vetveten dhe shpresoj që kështu të jenë edhe shokët e mi të ekipit. Nuk mjafton kaq për të përsëritur atë që kemi bërë vitin e kaluar”, tha Xhaka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.