Barcelona po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Arsenalin, që përfshin mbrojtësit Piero Hincapie dhe Alejandro Balde.

Sipas raportimeve të “El Nacional”, drejtuesit katalunas po mendojnë ta ofrojnë Balden në këmbim të mbrojtësit ekuadorian, i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit.

Hincapie nuk e ka më vendin e sigurt në formacionin titullar të Mikel Artetës dhe thuhet se është i hapur për largimin nga Londra, në kërkim të më shumë minutave në fushën e lojës.

Reklamë

Në anën tjetër, Barcelona e sheh 24-vjeçarin si një alternativë për repartin defensiv, ndërsa një shkëmbim i drejtpërdrejtë me Balden mund të jetë një mundësi për të dy klubet.

Interesant është fakti se vlera e tregut për të dy futbollistët vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Megjithatë, deri më tani bëhet fjalë vetëm për një mundësi të raportuar nga mediat spanjolle dhe nuk ka konfirmim për negociata konkrete mes dy klubeve.