Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar.
Por komentet ishin plotësisht kundër Armand Dukës dhe FSHF-së, pasi pritet që së shpejti të zyrtarizohet Evropiani U21 i vitit 2027 që do të organizohet nga Shqipëria e Serbia.
FSHF-ja fillimisht e la të hapur mundësinë e komentimit.
Por pasi të gjitha komentet ishin fyese ndaj Dukës e FSHF-së, Federata Shqiptare limitoi mundësinë e komentimit.
Një numër i madh i personaliteteve sportive në Kosovë nuk e kanë pritur mirë bashkëpunimin e FSHF-së me Federatën Serbe të Futbollit për organizimin e këtij eventi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.