×
  • Sport
  • Sport

    Gjashtë ndeshjet që FIFA e UEFA s’i lejojnë të luhen, pjesë e listës edhe Kosova

    Reporteri
    27 Shtator 2024 | 17:18

    FIFA dhe UEFA i kanë ndaluar gjashtë ndeshjet që mos të luhen, ndër to është e përfshirë edhe kombëtarja e Kosovës.

    Rivalitetet e futbollit ndërkombëtar zakonisht janë më të komplikuara se ato të klubeve.

    Në futbollin e klubeve mund të mos ta pëlqesh rivalin tënd sepse ai ka më shumë trofe ose është nga i njëjti qytet.

    Në futbollin ndërkombëtar, rivalitetet mund të rezultojnë më shumë shkaku i problemeve politike ose i “traumave historike”.

    Për këtë shkak, FIFA dhe UEFA i kanë ndaluar gjashtë ndeshje, për mos të shkaktuar trazira të mundshme.

    Ukraina dhe Rusia nuk mund të përballen në një ndeshje futbolli, shkaku i luftës. Rusia e Vladimir Putinit e kishte aneksuar Krimenë para 10 vitesh, duke shkaktuar telashe mes dy shteteve që nga ajo kohë.

    Më tutje, lufta në Kosovë më 1998-1999 ka rezultuar në tri ndeshje futbollit që s’do të luhen.

    Lufta në Kosovë ishte shkatërruese për popullin shqiptar, derisa u desh intervenimi i NATO-s që Serbia të tërhiqet.

    Andaj, arsyeja e luftës së ndodhur, ndeshja Kosovë – Serbi nuk do të ndodhë, teksa edhe Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të luajë ndaj Kosovës.

    Kjo përshkak të Republika Srpska që llogaritet si një strukturë e veçantë brenda shtetit boshnjak, i cili po ashtu s’e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

    Rusia, si aleate e afërt e Serbisë, nuk mund të luajë ndaj Kosovës.

    Përfundimisht, Gjibraltari s’mund të luajë ndaj Spanjës.

    Gjibraltari është një territor i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, por me një nivel të lartë autonomie.

    Mirëpo, ky ishull është një “ëndërr” e kahmotshme për Spanjën, e cila e do si të veten.

    Në muajin qershor, në festën e kombëtares spanjolle pas triumfit në “EURO 2024”, ylli i Manchester City, Rodri ishte dënuar nga UEFA, pasi kishte kënduar “Gjibraltari është Spanjë”./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!